Kryeministri kinez: Qeveria do t'u krijojë më shumë favore ndërmarrjeve

2019-03-15 14:23:46 CRI Komenti juaj Printoni

Kryeministri i Kinës Li Keqiang tha të premten në Pekin për gazetarët kinezë e të huaj se qeveria duhet t'u krijojë më shumë favore ndërmarrjeve dhe popullit, në mënyrë që subjektet e tregut të ndiejnë nga afër rezultatet thelbësore të masave për uljen e taksave dhe në pakësimin e tarifave në përmasa të mëdha .

Li tha se këto masa kanë për qëllim që të pakësojnë barrën për sektorët bazë dhe për ndërmarrjet e mesme dhe të vogla, të cilat kanë siguruar më shumë vende pune. Në fakt këto janë një mënyrë e kultivimit të burimeve financiare. Përveç këtyre, do të zbatohet edhe rregullimi i strukturës së shpërndarjes së të ardhurave kombëtare, gjë që është gjithashtu një reformë. Duhet t'u krijohen më shumë përfitime për ekonominë reale dhe ndërmarrjet, në mënyrë që ato të zënë përqindje më të madhe në shpërndarjen e të ardhurave kombëtare. Kështu do të nxitet edhe punësimi dhe shtimi i të ardhurave të të punësuarve.

Kryeministri kinez vuri në dukje gjithashtu se ulja e të ardhurave fiskale nga taksat nuk do të pasohet nga ulja e shpenzimeve në sigurimin e jetës së popullit dhe në fusha të tjera kryesore. Për të realizuar këtë objektiv, qeveria do të shtrëngojë shpenzimet e veta dhe do të pakësojë buxhetin e zakonshëm publik. Ndërkohë, ndërmarrjet e mëdha të varura nga qeveria qendrore dhe një pjesë e institucioneve financiare do të paguajnë më shumë përfitime për thesarin e shtetit, për të ruajtur vazhdueshmërinë e financave kombëtare. (Wang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore