CMG-ja jep mbështetje mediatike për dy sesionet vjetore me teknologji 5G dhe 4K

2019-03-13 19:35:27 CRI Komenti juaj Printoni

Gjatë dy sesioneve vjetore të Asamblesë Kombëtare Popullore të Kinës, Grupi Mediatik i Kinës ka ngritur një platformë prezantuese mediatike dhe, duke u mbështetur në teknologjinë 5G, ka transmetuar programe televizive me qartësi ultra të lartë 4K në Pallatin e Madh të Popullit, në qendrën mediatike për dy sesionet dhe vende të tjera ku rrinë deputetët.

Vënia në përdorim e teknologjive 5G dhe 4K gjatë dy sesioneve, për shumë delegatë, nënkupton përdorimin më të gjerë të këtyre teknologjive në të ardhmen. Në të kaluarën, burimi i sinjalit 4K transmetohej me fibra optike, por kësaj here, transmetohet me teknologjinë 5G. Në të ardhmen, njerëzit mund të shikojnë programe televizive 4K në celular dhe në kompjutera tablet.

 

Shpejtësia e lartë e të dhënave, vonueshmëria e vogël dhe kapaciteti i madh i sistemit, këto tipare të teknologjisë 5G pritet që të japin mbështetje për zhvillimin e medias së re. Fang Xiang, deputet dhe zv.drejtor i Administratës Kombëtare të Standardizimit të Kinës, pret më shumë produkte inovative nga Grupi Mediatik i Kinës.

"Me 4K të gjithë do të marrin informacione (me cilësi) krejt të ndryshme. Nga Grupi Mediatik i Kinës, pres më shumë produkte (inovative) dhe ndërthurje të produkteve e teknologjisë së re. Do të ketë inovacion të gjithanshëm nga formati deri në produktet. Mënyra e transmetimit ka ndryshuar dhe kjo do të çojë pa dyshim në ndryshimin e produkteve," tha z. Fang Xiang.

Mrekulli
Lajmet Kryesore