2019-01-24 10:07:33 | CRI | Komenti juaj | ![]() |
Printoni |
Një studim i ri tregon se nisma kineze "Një brez, një rrugë" do t'i shtojë rreth 120 miliardë dollarë amerikanë tregtisë ndërkombëtare sivjet.
Kompania e sigurimeve tregtare "Euler Hermes" parashikon në studimin e saj se vendet përgjatë "Një brez, një rrugë" do të kenë shtim të vëllimit të tregtisë, edhe pse nuk kanë pasur ende investime të drejtpërdrejta nga Kina.
Sipas vlerësimeve, nisma e Kinës ka krijuar 460 miliardë dollarë amerikanë investime në pesë vjetët që prej fillimit të zbatimit të saj në vitin 2013.
(Zhang Yan/Artan Goga)