Reforma e Hapja do të krijojë mrekulli të reja

2018-12-19 10:55:47 CRI Komenti juaj Printoni

Të martën paradite u zhvillua në Pekin mbledhja kremtuese për 40-vjetorin e Reformës e Hapjes me botën e jashtme të Kinës. Presidenti i Kinës Xi Jinping mbajti në këtë mbledhje një fjalim të rëndësishëm, ku bëri një përmbledhje të gjithanshme të historisë, sukseseve, domethënies dhe përvojës së çmuar të 40 vjetëve të Reformës e Hapjes.

Kjo përvojë e çmuar përfshin: këmbënguljen në udhëheqjen e Partisë Komuniste të Kinës në të gjitha punët, vendosjen e popullit në qendër, ruajtjen e pozicionit udhëheqës të marksizmit, ecjen në rrugën e socializmit me karakteristika kineze dhe përmirësimin e zhvillimin e sistemit të socializmit me karakteristika kineze, ndjekjen e parimit të zhvillimit si përparësi kryesore, zgjerimin e hapjes, administrimin e rreptë dhe të gjithanshëm të Partisë, trajtimin e duhur të marrëdhënies mes reformës dhe zhvillimit etj.

Mrekulli
Lajmet Kryesore