ZTL në Shangai, shtohet numri i spitaleve të huaja

2018-11-23 09:32:48 CRI Komenti juaj Printoni

Në Zonën Pilot të Tregtisë së Lirë të Shangait numri i spitaleve me investime të huaja ka ardhur në rritje gjatë pesë viteve të fundit.

Spitali i Familjes së Bashkuar, i bashkëfinancuar nga Kina dhe Shtetet e Bashkuara, ka hapur një degë tjetër në Shangai, me emrin Spitali Xincheng, pas hapjes së disa degë në qytete të tjera të Kinës, si Hangzhou dhe Wuxi.

Shefi i spitalit tha se të gjitha procedurat për ndërtimin e objektit u përfunduan brenda një muaji, gjë që e befasoi, krahasuar me pritjet e mëparshme jo më pak se tre muaj.

Spitali i ri ka një dhomë emergjence 24-orëshe, kujdes spitalor dhe ambulator, dhe 24 orë shërbim pedriatik, farmaci dhe shërbime laboratorike. Kjo ka sjellë më shumë lehtësi për qytetarët.

Wu është një nga pacientët në këtë spital.

"Personalisht ndihem shumë i lumtur, nuk duhet të pres në radhë të gjatë dhe shpresoj që më shumë spitale do të ndërtohen në zonën e tregtisë së lirë në mënyrë që njerëzit të kenë mjekë të shkëlqyer familjarë".

Përveç Spitalit të Familjes së Bashkuar, një tjetër spital me investime nga jashtë- Raffled Medical Shanghai, një spital i bashkëfinancuar nga grupe mjekësoret nga Shangai dhe Singapori, është në ndërtim e sipër. (Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore