2018-11-19 20:48:57 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Sipas njoftimeve, në Samitin e Kryezyrtarëve Ekzekutivë të APEC-ut të zhvilluar në Guinenë e Re Papua, zv.presidenti amerikan Michael Pence u shpreh se ShA-ja do të japë 60 miliardë dollarë fonde për ndërtimin e infrastrukturës në rajonin e Indo-Paqësorit, por nuk do të ofrojë "një brez kufizues" ose "një rrugë me një drejtim". Sipas disa medieve, thënie të tilla drejtohen kundër Kinës. Lidhur me këtë, zëdhënësi Geng Shuang theksoi:
"Nisma 'Një brez, një rrugë' e Kinës është një propozim për bashkëpunimin ekonomik dhe është një produkt publik që Kina i ka dhënë bashkësisë ndërkombëtare. Kjo nismë zhvillohet në bazë të respektimit e bashkëpunimit të ndërsjellë dhe sipas parimeve të tregtisë. Nëse nisma do të kishte kushte kufizuese dhe do të ishte e njëanshme, ajo nuk do të kishte pasur aq shumë projekte bashkëpunimi dhe nuk do të tërhiqte më shumë se 140 vende e organizata ndërkombëtare të marrin pjesë në të." (Fani)