Kinë, shtohet prania e kapitalit privat tek ndërmarrjet shtetërore

2018-11-15 19:03:40 CRI Komenti juaj Printoni

Kina do të lejojë më shumë kapitale private në ndërmarrjet shtetërore dhe do të hapë më shumë fusha për kapitalin privat.

Në një konferencë shtypi zhvilluar të mërkurën nga Komisioni i Kontrollit e Administrimit të Kapitaleve Shtetërore pranë Këshillit të Shtetit të Kinës, nëndrejtori i këtij komisioni Weng Jieming bëri të ditur se gjatë gjashtë vjetëve, pjesa e madhe e ndërmarrjeve shtetërore kineze kanë realizuar përzierjen me kapitalin privat, veçanërisht ato në fushat me konkurrencë të plotë.

"Qysh nga viti 2016, Kina ka zbatuar programin pilot të përzierjes së kapitalit privat me 50 ndërmarrje shtetërore në fushat e energjisë elektrike, të naftës, të gazit natyror, të aviacionit civil, të telekomunikacionit dhe të industrisë ushtarake," shpjegoi zv/shefi i Komisionit të Kontrollit e Administrimit të Kapitaleve Shtetërore.

Deri në fund të vitit 2017, 69% të ndërmarrjeve të kontrolluara nga ky komision janë me pronësi të përzier.Vëllimi i përgjithshëm i kapitaleve të ndërmarrjeve pranë këtij komisioni arrihet në 54.5 triolionë juanë dhe 65% të këtyre ndërmarrjeve përfshihen në tregun aksionar, i cili bëhet ndërmjetësues shumë i rëndësishëm i reformës së përzierjes së kapitaleve të ndërmarrjeve shtetërore.

Si një nga ndërmarrjet pilot, kompania e telekomunikacionit "China Unicom" nisi reformën e përzierjes së kapitaleve prej shtatorit të vitit 2016. Falë investitorëve strategjikë, si kompanitë e njohura private kineze "Tencent", "Alibaba" dhe "JD", "China Unicom" realizoi zhvillimin përpjesëtimor midis strategjisë dhe shërbimeve. Kryellogaritari i kompanisë Zhu Kebing tha se me reformën e përzierjes së kapitaleve private, në "China Unicom" u stimulua mekanizmi dhe novacioni dhe tani kompania është e përparuar në degën kineze të telekomunikacionit në rritjen e të ardhurave e të përfitimeve.

"Në tremujorin e parë të këtij viti, realizuam 200 miliardë juanë të ardhura operacionale ose një shtim 6.5% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Kjo përqindje është 3.5 pika më e lartë se niveli mesatar i degës. Ndërkohë, vëllimi i përgjithshëm i përfitimeve arriti në 10.55 miliardë juanë, ose u shtua 95.9% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Raporti i aktiv-pasivit u ul nga 62.6% në fund të vitit 2016 në 42.7%, pra afro 20 pikë përqindje. Edhe funksioni i kapitaleve shtetërore është më efektiv." (Wang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore