2018-11-05 19:59:23 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Drejtorja menaxhuese e Fondit Monetar Ndërkombëtar Christine Lagarde ka vlerësuar përparimin e Reformës dhe Hapjes në Kinë.
Në fjalimin e saj në hapjen e Ekspozitës Ndërkombëtare të Importit të Kinës, Lagarde përshëndeti përpjekjet e Kinës për të ribalancuar ekonominë me anë të rritjes së drejtuar nga konsumi:
"Vetëm në tre tremujorët e parë të këtij viti, konsumi kontribuoi për 78 për qind të rritjes së PBB-së së Kinës, në krahasim me 50 për qind pesë vjet më parë. Ky kalim, që simbolizohet nga Ekspozita Ndërkombëtare e Eksportit e Kinës, është gjë e mirë për Kinën, por edhe për botën, duke përfshirë të tërë ata që e shohin Kinën si një treg plot gjallëri për mallrat dhe shërbimet e tyre."
Shefja e FMN-së gjithashtu vuri në dukje se ka hapësirë për reforma edhe më të mëdha në tregun kinez.
Ajo gjithashtu bëri thirrje për më shumë bashkëpunim ndërkombëtar për të zbutur dhe zgjidhur mosmarrëveshjet e tanishme tregtare dhe për të rregulluar sistemin e tregtisë globale.