2018-11-05 17:39:51 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Ekspozita e Parë Ndërkombëtare e Importit e Kinës u hap të hënën në metropolin kinez, Shangai. Në ceremoninë e hapjes ishte i pranishëm edhe presidenti Xi Jinping, i cili mbajti një fjalim.
Xi tha: "Dera e Kinës ndaj botës së jashtme nuk do të mbyllet, por do të hapet gjithnjë e më shumë. Hapi i Kinës për ngritjen e shkallës së hapjes nuk do të ndalet. Hapi i Kinës për nxitjen e ndërtimit të ekonomisë së hapur globale nuk do të ndalet. Hapi i Kinës për ndërtimin e komunitetit të fateve të përbashkëta të njerëzimit nuk do të ndalet."
Xi Jinping u bëri thirrje në fjalimin e tij vendeve të ndryshme të botës të ngulin këmbë te hapja e shkëmbimet, zgjerimi i hapësirës së bashkëpunimit me përftime të përbashkëta, risitë, gjithëpërfshirja dhe zhvillimi i përbashkët.
Kreu i shtetit i Kinës theksoi se vendet e botës duhet të kundërshtojnë proteksionizmin dhe unilateralizmin, të rrisin nivelin e hapjes shumëpalëshe dhe dypalëshe e të nxisin integrimin e ekonomive të ndryshme, për ndërtimin e përbashkët të një ekonomie të hapur botërore.
Bashkërendimi i politikave makroekonomike, shmangia e përhapjes së efekteve negative, sistemi i arsyeshëm dhe transparent i tregtisë ndërkombëtare, liberalizmi i tregtisë dhe investimeve, sipas presidentit Xi, janë të nevojshme për një ekonomi më të hapur dhe të integruar.