2018-11-05 12:18:01 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Presidenti i Kinës Xi Jinping u bëri thirrje të hënën në Shangai vendeve të ndryshme të botës të ngulin këmbë te hapja e shkëmbimet, zgjerimi i hapësirës së bashkëpunimit me përftime të përbashkëta, risitë, gjithëpërfshirja dhe zhvillimi i përbashkët.
Kreu i shtetit i Kinës theksoi se vendet e botës duhet të kundërshtojnë proteksionizmin dhe unilateralizmin, të rrisin nivelin e hapjes shumëpalëshe dhe dypalëshe e të nxisin integrimin e ekonomive të ndryshme, për ndërtimin e përbashkët të një ekonomie të hapur botërore.
Bashkërendimi i politikave makroekonomike, shmangia e përhapjes së efekteve negative, sistemi i arsyeshëm dhe transparent i tregtisë ndërkombëtare, liberalizmi i tregtisë dhe investimeve, sipas presidentit Xi, janë të nevojshme për një ekonomi më të hapur dhe të integruar.
Presidenti kinez vuri në dukje edhe mundësitë e mira që ka sjellë raundi i ri i revolucionit tekniko-shkencor dhe industrial. Sipas tij, vendet e ndryshme të botës duhet të bëjnë përpjekje të përbashkëta për forcimin e bashkëpunimit në fushën e ekonomisë digjitale, të inteligjencës artificiale, të nanoteknologjisë etj., dhe për formimin e një modeli të ri bashkëpunimi.
Konceptet e "Ligjit të xhunglës" dhe "Fituesi i merr të gjitha" janë pa rrugëdalje dhe vetëm gjithëpërfshirja dhe përfitimet e përbashkëta janë rruga e duhur, vuri në dukje kreu i shtetit i Kinës. (Wang Xianya)