2018-11-05 12:36:39 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Kina shpalli të hënën tre politika të rëndësishme për të promovuar hapjen e Shangait dhe zonave të tjera.
Presidenti Xi Jinping tha se do të shtohet një pjesë e re në Zonën e Tregtisë së Lirë të Kinës në Shangai, për të inkurajuar dhe mbështetur Shangain në grumbullimin e një përvoje më të madhe për nxitjen e investimeve dhe liberalizimin e tregtisë.
Xi shpalli se në Bursën e Shangait do të krijohet një bord për risitë tekniko-shkencore dhe do të eksperimentohet një sistem i ri i regjistrimit të kompanive.
Ai tha se do të mbështetet zhvillimi i integruar i rajonit të Deltës së Lumit Jance, duke u ngritur kjo në nivelin e një strategjie kombëtare, me qëllim që bashkë me ndërtimin e "Një brez, një rrugë", zhvillimin e bashkërenduar të rajonit Pekinit-Tianjin-Hebei, zhvillimin e Brezit Ekonomik të Lumit Jance dhe ndërtimin e Zonës së Madhe Guangdong-Hong Kong-Makao, të përmirësohet struktura e Reformës dhe Hapjes së Kinës.