Xi Jinping-u: Hapja, simboli i dukshëm i Kinës së sotme

2018-11-05 12:03:03 CRI Komenti juaj Printoni

Presidenti i Kinës Xi Jinping u shpreh të hënën se hapja është bërë simboli i dukshëm i Kinës së sotme.

Foto: Qëndra Kombëtare e Ekspozitave në Shangai

Xi tha se gjatë dyzet vjetëve të Reformës e Hapjes, Kina ka ngulur këmbë në zhvillimin me dyer të hapur dhe ka realizuar kthesën madhështore historike nga mbyllja e gjysmëmbyllja në hapjen e gjithanshme. Me hapjen e pandërprerë, Kina ka arritur zhvillimin e vet dhe i ka sjellë të mira edhe botës. Kina nuk do të ndalojë hapat e saj për hapjen e nivelit më të lartë, ndërtimin e ekonomisë së hapur botërore dhe krijimin e bashkësisë së fateve të përbashkëta të njerëzimit.

Presidenti Xi Jinping theksoi gjithashtu se Kina do të këmbëngulë në strategjinë e hapjes me leverdi të ndërsjellë e me përfitime të përbashkëta. Kina do të vazhdojë të jetë nxitëse kryesore e hapjes së përbashkët globale, burim i qëndrueshëm i rritjes së ekonomisë botërore, një treg i madh dinamik, si edhe kontribuuese aktive në reformimin e qeverisjes globale. (Wang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore