Kina pritet të importojë 40 trilionë USD mallra dhe shërbimeve gjatë 15 viteve të ardhshme

2018-11-05 11:05:35 CRI Komenti juaj Printoni

Presidenti i Kinës Xi Jinping tha të hënën nga Shangai se Kina pritet të importojë më shumë se 30 trilionë dollarë mallra dhe 10 trilionë dollarë shërbime gjatë 15 viteve të ardhshme. Kina do të stimulojë potencialin e importit, do të vijojë lehtësimin e qasjes në treg dhe do të krijojë një ambient biznesi të klasit botëror, do të krijojë një "malësi" të re për hapjen e botës dhe të promovojë bashkëpunimin shumëpalësh dhe dypalësh, në këto 5 aspekte për të nxitur intensifikimin e hapjes së Kinës.

Gjithashtu, Kina do të pakësojë më tej tarifat, do të ulë kostot institucionale të importeve, do të përshpejtojë zhvillimin e mënyrave të reja të biznesit si tregtia elektronike ndërkufitare, të zgjerojë në mënyrë të vazhdueshme hapjen e industrisë financiare, të vazhdojë të promovojë hapjen e industrisë së shërbimit dhe të lehtësojë përqindjen e aksioneve të huaja në fushën e arsimit dhe mjekësisë.

Xi Jinping tha se Kina është e gatshme të nxisë arritjen sa më parë të një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse rajonale të partneritetit ekonomik, të përshpejtojë negocimin e marrëveshjes së investimit Kinë-BE dhe të përshpejtojë procesin e negociatave të Zonës së Tregtisë së Lirë Kinë-Japoni-Kore e Jugut.

Mrekulli
Lajmet Kryesore