2018-11-05 10:00:39 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Ekspozita e Parë Ndërkombëtare e Importit e Kinës u hap të hënën në metropolin kinez, Shangai. Në ceremoninë e hapjes ishte i pranishëm edhe presidenti Xi Jinping, i cili mbajti një fjalim.
Ekspozita Ndërkombëtare e Importit e Kinës propozuar nga presidenti Xi është ekspozita e parë në rang kombëtar me temën e importit në botë, e cila ka për qëllim që t'i ndihmojë vendet e ndryshme të kapin shanset e zhvillimit të Kinës, të thellojë bashkëpunimin ekonomiko-tregtar ndërkombëtar duke realizuar lulëzimin e përbashkët. Kjo ekspozitë është një masë e Kinës për nxitjen e ndërtimit të ekonomisë së hapur botërore dhe të globalizimit ekonomik.
Në këtë ekspozitë marrin pjesë 172 vende, rajone e organizata ndërkombëtare duke përfshirë mbi 3600 ndërmarrje. Parashikohet se në këtë ekspozitë do të vijnë mbi 400 mijë blerës kinezë dhe të huaj për blerjen e mallrave. Ekspozita do të organizojë edhe Forumin Ndërkombëtar Ekonomiko-Tregtar Hongqiao me temën kryesore "Gjallërimi i energjisë së re të tregtisë globale, krijimi i strukturës së re të hapjes". Kina shpreson se ky forum do të jetë një platformë e rëndësishme për diskutimin e çështjeve të rëndësishme globale. (Fani)