2018-11-05 10:03:14 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Uebajti i medias shtetërore kineze "cctv.com" publikoi një editorial me titull "Zhvillimi i Kinës, mundësitë për botën", për të përcjellë urime me rastin e hapjes së Ekspozitës Ndërkombëtare të Importit të Kinës.
Artikulli nënvizon që më 5 nëntor do të hapet në Shangai Ekspozita e 1-rë Ndërkombëtare e Importit e Kinës (CIIE). Me këtë rast, mbi 3000 kompani nga vende të ndryshme të botës do të marrin pjesë për shkëmbimin e burimeve të tyre tregtare dhe afro 150 personalitete nga qarqet politike, të biznesit dhe organizatat ndërkombëtare do të jenë të pranishëm, për të diskutuar lidhur me perspektivën e tregtisë globale. CIIE-ja është e para ekspozitë kombëtare e importit, e propozuar dhe e konceptuar nga vetë presidenti i Kinës Xi Jinping me rastin e 40-vjetorin të Reformës dhe Hapjes së Kinës.
"Ky nuk do të jetë një panair i zakonshëm, por një zotim dhe veprim i rëndësishëm politik yni për hapjet e tregut," u shpreh Xi. Shprehja e presidentit kinez pasqyron vendosmërinë dhe besimin e Kinës për të zgjeruar hapjen në epokën e re. Kina do t'i tregojë botës me veprime konkrete që dyert e hapura të saj nuk do të mbyllen, por do të hapen më tej!
Në artikull theksohet që Kina është përfituese, por edhe më shumë është kontribuuese në globalizimin ekonomik. Me rritjen e shpejtë, ekonomia kineze është bërë "motori kryesor" dhe "spiranca" që nxit zhvillimin e ekonomisë botërore. Kina i është përkushtuar krijimit të një modeli bashkëpunimi me përfitime të përbashkëta dhe të një rendi ndërkombëtar të drejtë e të arsyeshëm. Kina e ka marrë fuqinë e zhvillimit të vet nga bota dhe i ka sjellë botës të mira nga zhvillimi i saj.
Presidenti kinez Xi Jinping ka theksuar disa herë se "populli kinez mirëpret krahëhapur që popujt e botës të ngjiten në 'trenin e shpejtë' të zhvillimit të Kinës." Mbajtja e CIIE-së ka si qëllim për të treguar vendosmërinë e Kinës në tregtinë e lirë, hapjen dhe zhvillimin. Zhvillimi i Kinës është mundësi për të gjithë botën.
Në artikull shprehet shpresa që, me rastin e ekspozitës, vendet e ndryshme botës të zhvillojë gjerësisht shkëmbimet, të kërkojnë gjërat e përbashkëta duke pranuar ndryshimet, të kenë përfitime të përbashkëta duke u përpjekur bashkërisht, duke nxitur një zhvillim të ekonomisë botërore edhe më të hapur, gjithëpërfshirës, të ekuilibruar dhe me përfitime të ndërsjella. Gjithashtu, ato duhet të përpiqen së bashku për një botë paqësore, të sigurt, të lulëzuar, gjithëpërfshirëse dhe të bukur!
(Wang Xianya)