2018-11-02 10:59:03 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Një numër i madh i kompanive të fuqishme industriale po kërkojnë më shumë raste biznesi në Ekspozitën Ndërkombëtare të Importit të Kinës, që do të hapet të hënën e ardhshme në Shangai.
Afro 70 prodhues makinash dhe pjesësh këmbimi për automjete nga 17 vende dhe rajone do të marrin pjesë në këtë ekspozitë, duke përfshirë "Porsche"-in, një prodhues gjerman makinash.
Drejtori ekzekutiv i "Porsche"-it në Kinë, Jens Puttfarchen, thotë se kjo ekspozitë është një platformë e rëndësishme për shkëmbimin e kulturës dhe mallrave.
"Bosch"-i është një shumëkombëshe inxhinierike dhe elektronike udhëheqëse në botë, me seli në Gjermani. Ajo do marrë pjesë në këtë ekspozitë me dy ndarje të sajat, një për makinat dhe tjetra për pajisjet shtëpiake.
Drejtori ekzekutiv i degës së "Bosch"-it në Kinë Chen Yudong thotë se kjo ekspozitë është një dritare e mirë për t'u ofruar konsumatorëve kinezë shërbime më të mira.
"Honeywell International" është një konglomerat shumëkombësh nga ShBA-ja, që ofron produkte të shumëllojshme komerciale dhe konsumi, shërbime inxhinierike dhe sisteme të hapësirës ajrore për shumë klientë, nga konsumatorët privatë te korporatat dhe qeveritë.
Kompania do të sjellë një sërë produktesh dhe zgjedhjesh interneti inovative në zonën e ekspozitës për pajisjet e inteligjencës së lartë.
Ekspozita Ndërkombëtare e Importit e Kinës do të vazhdojë deri të shtunën e javës së ardhshme dhe pritet që të tërheqë mbi 3000 kompani nga mbi 130 vende, që do të paraqitin produktet e tyre në shtatë zona të ndryshme të ekspozitës. (Xu Guang)