10 kompani nga Uiskonsini i ShBA-së do të marrin pjesë në ekspozitën e importit të Kinës

2018-11-01 10:34:52 CRI Komenti juaj Printoni

Dhjetë kompani inovative nga shteti amerikan i Uiskonsinit do të marrin pjesë në Ekspozitën Ndërkombëtare të Importit të Kinës në Shangai për të shfaqur arritjet e tyre në industritë kyçe, duke përfshirë teknologjinë e përparuar të ujit të rrjedhshëm.

Sipas deklaratës së përbashkët nga "Foxconn" dhe Korporata për Zhvillimin Ekonomik e Uiskonsinit, kompanitë e këtij shteti do të ekspozojnë në Pavijonin e Inovacionit të "Foxconn"-it me temën e tij "E ardhmja e zgjuar".

Specialitetet e tyre përfshijnë teknologjinë e ujit, makineritë e përparuara, kujdesin shëndetësor dhe aplikacionet e qytetit të zgjuar.

Mark R. Hogan, drejtori ekzekutiv i Korporatës për Zhvillimin Ekonomik të Uiskonsinit, shprehu shpresën se ekspozita në Kinë do t'u ofrojë kompanive të Uiskonsinit mundësinë që të hyjnë në tregje të reja dhe të zhvillojnë marrëdhënie partneriteti.

Ai tha gjithashtu se ekspozita jo vetëm që mund të shfaqë inovacionin në shtetin e tyre, por edhe të demonstrojë që këto produkte mund të kenë një ndikim pozitiv në jetën e qytetarëve kinezë. (Çang Çuo)

Mrekulli
Lajmet Kryesore