2018-10-31 10:27:03 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Një numër i madh biznesmenësh europianë kanë shprehur shpresën se ekspozita e importit e Shangait, që do të hapet së shpejti, do të nxitë tregtinë kino-europiane.
Joachim Coens (Joakim Koens) është drejtori i portit belg të Zibruges, i cili është një port udhëheqës në botë për tregtinë e automjeteve dhe nyjë e transportit të gazit natyror në Europën Veriperëndimore.
Coens-i shpreh shpresën se Ekspozita Ndërkombëtare e Importit e Shangait do të sjellë më shumë raste për portin:
"Për portin e Zibruges Kina është shumë e rëndësishme. Ne kemi pasur një traditë afatgjatë në tregtinë midis Europës e Kinës dhe jemi të mendimit se zhvillimi i një ekspozite të re që fokusohet te importet, është një nismë shumë e mirë. Ne sigurisht duam të jemi atje për të paraqitur mundësitë e zhvillimit të tregtisë midis Europës e Kinës nëpërmjet portit tonë dhe për të treguar kushtet më të mira dhe platformën që kemi, si nga ana e kontejnerëve, ashtu edhe e logjistikës."
Coens-i shtoi se, në kuadër të nismës kineze "Një brez, një rrugë", është shtuar bashkëpunimi me Kinën dhe gjatë ekspozitës së Shangait porti do të nënshkruajë memorandume mirëkuptimi me partnerët kinezë.
Javën e kaluar u hap një linjë e re e trenit të mallrave që lidh qytetin Liezh të Belgjikës me Zhengzhou-n e provincës Henan të Kinës Qendrore.
Në qershor të vitit të kaluar filloi funksionimin linja e parë e trenit të mallrave midis Kinës e Belgjikës, e cila lidh qytetin Daqing të Kinës Verilindore me portin Zibruge. Në majin e sivjetshëm u hap një linjë tjetër midis Tangshan-it të Kinës Veriore dhe portit të Anversës në Belgjikë. (Fani/Artan Goga)