Presidenti kinez Xi do të marrë pjesë në ceremoninë e hapjes të ekspozitës së importit të Kinës

2018-10-30 10:57:23 CRI Komenti juaj Printoni

Presidenti i Kinës Xi Jinping do të marrë pjesë në ceremoninë e hapjes të Ekspozitës Ndërkombëtare të Importit të Kinës, që do të zhvillohet në nëntor në Shangai.

Krahas mbajtjes së një fjalimi të rëndësishëm, zyrtarët kinezë thonë se Xi Jinping do të vizitojë pavijonet e vendeve të ndryshme bashkë me liderë të huaj.

Mbi 3 mijë kompani nga më shumë se 130 vende kanë konfirmuar pjesëmarrjen në këtë ekspozitë që do të hapet më 5 nëntor.

Zyrtarë qeveritarë, drejtues të organizatave ndërkombëtare, sipërmarrës dhe studiues do të paraqitin gjithashtu mendimet e tyre në Forumin Ekonomiko-Tregtar Ndërkombëtar "Hongqiao". (Wang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore