2018-10-30 10:50:39 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Ambasadorja e Britanisë në Kinë Barbara Woodward thotë se vendi i saj do të sjellë produktet më të mira në Ekspozitën Ndërkombëtare të Importit të Kinës.
"Delegacioni ynë do të ketë 30 kompani britanike dhe ne po fokusohemi veçanërisht në fushat e shërbimeve financiare dhe profesionale, të arsimit, të kujdesit shëndetësor, të kohës së lirë, të sportit dhe të energjisë, që mendoj se përbëjnë disa nga ofertat më të forta që Britania ka për tregun kinez," u shpreh Woodward.
Ambasadorja tha se Britania do të ndajë me bizneset dhe klientët kinezë teknologjitë më të fundit , duke përfshirë teknologjinë e realitetit virtual (VR).
Ajo shtoi se Britania dëshiron të zhvillojë më shumë bashkëpunim me Kinën, sidomos në fushat e tregtisë e të investimeve. Sipas përfaqësueses së diplomacisë britanike në Kinë, të dy vendet duhet të punojnë së bashku për të promovuar një ekonomi të lirë, të hapur e globale në rrethanat e tanishme të rritjes së proteksionizmit tregtar dhe të paqëndrueshmërisë ndërkombëtare.
Ambasadorja Woodward tha muajin e kaluar se numri i aplikimit për viza nga studentët kineze sivjet ka arritur kulmin, duke theksuar më tej mbështetjen për të rinjtë kinezë dhe ata nga vendet e tjera për të studiuar në Britani.
Ajo tha se shumë universitete britanike i kanë bërë thirrje qeverisë që të ndreqë politikën e saj të vizave, veçanërisht duke i lejuar studentët ndërkombëtarë që të qëndrojnë në vend për një kohë më të gjatë pas diplomimit.(Çang Çuo)