Tregtia e jashtme e Pekinit, rritje 25 % në 9-mujorin e parë

2018-10-30 10:31:29 CRI Komenti juaj Printoni

Autoritetet doganore kanë bërë të ditur se, në tre tremujorët e parë të vitit, tregtia e jashtme e Pekinit ka pasur një rritje me 25 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, duke arritur në mbi 2 trilionë juanë (289 miliardë dollarë amerikanë).

Sipas Doganës së Pekinit, importet e kryeqytetit kinez u rritën 24 për qind, duke arritur në gati 1.7 trilionë juanë, ndërsa eksportet 29 për qind, me një vlerë 362 miliardë juanë.

Tregtia e Pekinit me Bashkimin Evropian u rrit me 17 për qind, me vendet e ASEAN-it 48 për qind, dhe me ShBA-në 22 për qind. (Artan Goga)

Mrekulli
Lajmet Kryesore