Pjesëmarrësit: Ekspozita Ndërkombëtare e Importit e Kinës, një mundësi shumë e mirë

2018-10-29 10:43:20 CRI Komenti juaj Printoni

Pjesëmarrësit nga vende të ndryshme, duke përfshirë zyrtarë dhe drejtues kompanish, shprehen se Ekspozita Ndërkombëtare e Importit e Kinës që do të zhvillohet në Shangai, është një rast shumë i mirë për zhvillimin e biznesit.

Presidenti i degës në Kinë të kompanisë "Audi", Thomas Owsianski, u shpreh se makinat e tyre do t'u paraqiten klientëve gjatë ekspozitës:

"Ne po bëjmë përgatitje të kujdesshme për këtë ekspozitë të re, si marka kryesore e grupit 'Volkswagen'. Ne presim me padurim hapjen e saj. Do të shfaqim në ekspozitë të gjitha makinat emocionuese 'Audi' duke përfshirë SUV-in e parë elektrik. Jam i mendimit se ajo do të jetë një ditë e veçantë për ne e për 'Audi'-n."

Siç mësohet nga komisioni organizues i Ekspozitës Ndërkombëtare të Importit të Kinës, më se 1000 kompani të huaja kanë paraqitur kërkesën për regjistrim në ekspozitë, ndër të cilat 20 kanë konfirmuar se do të marrin pjesë në ekspozitën e dytë që do të zhvillohet vitin e ardhshëm.

Nga e hëna deri të shtunën e javës së ardhshme, do të zhvillohet në Shangai Ekspozita e 1-rë Ndërkombëtare e Importit e Kinës. Më se 2800 kompani nga 130 vende e rajone do të marrin pjesë në ekspozitë. (Fani)

Mrekulli
Lajmet Kryesore