Mbi 6 trilionë RMB vëllimi tregtar Kinë-vende të nismës "Një brez, një rrugë"

2018-10-26 11:19:36 CRI Komenti juaj Printoni

Vlera e import-eksportit mes Kinës dhe vendeve përgjatë nismës "Një brez, një rrugë" në 3 tremujorët e parë të vitit ka kaluar 6 trilionë juanë, një rritje mbi 13% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Sipas të dhënave të publikuara nga Administrata e Përgjithshme Doganore e Kinës, në 3 tremujorët e parë, vëllimi tregtar i Kinës me BE-në, ShBA-në dhe ASEAN-in u rrit përkatësisht 7.3%, 6.5% dhe 12.6%. Ndërsa shpejtësia e rritjes e import-eksportit me Rusinë, Poloninë, Kazakistanin dhe vendet e tjera përgjatë nismës"Një brez, një rrugë" ishte më e lartë se rritja e përgjithshme.

Zëdhënësi i Ministrisë së Tregtisë të Kinës Gao Feng bëri të ditur se në 3 tremujorët e parë, investimet direkte jo financiare të ndërmarrjeve kineze arritën në 10.78 miliardë dollarë, një rritje 12.3% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Vlera e projekteve të huaja të kontraktuara në vendet përgjatë nismës arriti në 58.49 miliardë dollarë, një rritje vjetore prej 18.4%. (Fang Xiaoyu)

Mrekulli
Lajmet Kryesore