Kinë, më shumë masa për lehtësimin e investimeve të huaja

2018-10-26 10:43:06 CRI Komenti juaj Printoni

 

Deri tani mbi 2,800 ndërmarrje nga më shumë se 130 vende e rajone të botës janë regjistruar për pjesëmarrjen në Panairin e parë Ndërkombëtar të Importit të Kinës. Lidhur me këtë, zëdhënësi i Ministrisë së Tregtisë Gao Feng tha të enjten në Pekin se Kina do të pakësojë më tej kufizimet e hyrjes së investimeve të huaja, duke vijuar përmirësimin e mjedisit të qëndrueshëm dhe të parashikueshëm për t'i shërbyer lehtësimit të investimet e huaja në vend.

Panairi i parë i Ndërkombëtar i Importit i Kinës do të mbahet nga datat 5 deri më 11 nëntor në Qendrën Kombëtare të Ekspozitave në Shangai. Me temën "Ndarja e së ardhmes në epokën e re", aktivitetet e panairit do të përbëhen nga dy ekspozita përkatësisht për invesim-tregti dhe ndërmarrje si dhe një forum ekonomiko-tregtar ndërkombëtar. Sipas zëdhënësit Gao, diskutimet në Forumin Ekonomiko-Tregtar Hongqiao do të prekin temat si hapje tregtare, risi tregtare, investime tregtare etj.

Sipas raportit të publikuar ditët e fundit nga OKB-ja për prirjen globale të investimeve, në gjashtë muajt e parë të sivjetshëm, investimet e huaja direkte në mbarë botën u ulën 41% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, duke qëndruar në nivelin më të ulët në dekadën e fundit. Ndërsa, Kina është destinacioni nr.1 i investimeve të huaja. Lidhur me këtë, z. Gao tha se raporti ka treguar plotësisht besimin e investitorëve të vendeve të ndryshme për mjedisin e investimeve të Kinës dhe pritshmërinë e tyre për investimet e ardhshme në Kinë.

"Gjatë zbatimit 40 vjeçar të Reformës dhe të Hapjes ndaj botës së jashtme, Kina nuk e ka ndryshuar politikën e përdorimit të investimeve të huaja, duke forcuar mbrojtjen e interesave të ligjshme të investitorëve të jashtëm dhe duke bërë më shumë përpjekje për të ofruar shërbime më të mira për ta. Tani, tregu kinez po hapet gjithnjë e më gjerë, me pakësimin e vazhdueshëm të kufizimeve ndaj investimeve të huaja, gjë që do t'u krijojë investitorëve më shumë shanse për zhvillim të përbashkët. Qeveria kineze do të vazhdojë të zbatojë politikat në këtë drejtim për ta mbajtur vendin si destionacionin më të pëlqyer të investimeve globale", tha Gao Feng. 

Mrekulli
Lajmet Kryesore