Shangai përgatitet për Ekspozitën e parë Ndërkombëtare të Importit

2018-10-22 11:31:57 CRI Komenti juaj Printoni

Me afrimin e nisjes së Ekspozitës së parë Ndërkombëtare të Importit të Kinës në nëntor, Shangai po përgatitet për të mirëpritur mijëra pjesëmarrës e biznese nga vende të ndryshme të botës.

Qendra e Ekspozitës dhe e Konventës Kombëtare, më e madhja në Azi dhe e dytë në botë, do të hapë dyert për 150 mijë blerës nga 130 vende të botës.

Në Distriktin Qingpu të Shangait, ku ndodhet kjo qendër, kanë përfunduar afro 70 projekte mbështetëse shërbimi si dhe projekti i ndërtimit të 15 rrugëve rreth kësaj qendre dhe një korridor kalimtarësh që lidh distriktin e biznesit qendror të Hongqiao-s me vendin e ekspozitës.

Ky korridor e ka shkurtuar kohën e ecjes nga mbi 1 orë në vetëm 20 minuta.

Në zonën e ekspozitës do të ketë internet 5G, duke mbuluar një hapësirë prej 300 mijë metrash katrorë.

Oraret e 17 linjave të autobusit janë zgjatur, ndërkohë janë krijuar 8 linja të reja autobusi dhe janë në gatishmëri 100 autobusë rezervë për emergjencat gjatë ditës.

Pjesëmarrësit do të kenë mundësi të qëndrojnë në mbi 1700 hotele, që ofrojnë mbi 250 mijë dhoma dhe 410 mijë shtretër. (Xu Guang)

Mrekulli
Lajmet Kryesore