2018-10-15 10:31:09 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Distrikti Pudong i Shangai po thellon reformën e hapjen me botën e jashtme, për të ngritur nivelin e shërbimit për bizneset.
Kjo është pjesë e përpjekjeve të qytetit për tërheqjen e investimeve nga kompanitë vendëse e të huaja, sidomos atyre të industrive të nivelit të lartë dhe të orientuara nga risitë.
Michael Kruppe është menaxheri i përgjithshëm i Qendrës së Re Ndërkombëtare të Ekspozitave të Shangait. Ai ka qenë në këtë qytet për 30 vjet, që kur u shpërngul nga Gjermania në Kinë.
"Siç e shihni sot, Pudongu ka pasur një zhvillim të mahnitshëm, duke u ofruar investitorëve lehtësi, siguri, shpejtësi dhe mbështetje qeveritare. Prandaj investitorët e huaj janë të prirur për të investuar këtu," tha Kruppe.
Pushteti vendor ka krijuar sistemin ligjor përkatës për bashkëpunimin ekonomik dhe ka hapur një departament të posaçëm për të pritur ankesat e kompanive, me qëllim ngritjen e nivelit të shërbimit.
Jiang Hongjun-i, drejtori i qendrës së shërbimit të biznesit në Zonën e Re Pudong, shprehet:
"Qëllimi i hapjes së një pike të posaçme për marrjen e ankesave është thellimi i reformës dhe përmirësimi i shërbimeve. Për shembull, modeli ynë i punës, duke ofruar të gjitha shërbimet në një pikë të vetme, është rezultat i pranimit të propozimit të paraqitur nga kompanitë."
Distrikti Pudong ka ofruar gjithashtu platforma për daljen e kompanive kineze jashtë vendit, duke inkurajuar në të njëjtën kohë kompanitë e huaja të krijojnë zyrat e tyre në Kinë. (Fani)