Kina përmirëson politikën e zbritjes së taksave të eksportit

2018-10-15 10:11:31 CRI Komenti juaj Printoni

Zyrtarët kinezë të tregtisë parashikojnë se plani i Kinës për shpejtimin e procesit të rimbursimit të taksave të eksportit do të mbështesë tregtinë e jashtme.

Drejtori i Institutit të Tregtisë Ndërkombëtare Liang Ming thotë që rritja e përqindjes së zbritjes së taksave të eksportit do të ulë barrën mbi tregtarët e prekur nga mosmarrëveshjet tregtare Kinë-ShBA:

"Një numër ndërmarrjesh mund të jenë gjendur përballë rreziqeve të falimentimit. Në qoftë se norma e zbritjes së taksës së eksportit do të ngrihet më tej, këto ndërmarrje mund të kenë përfitime dhe hapësirë për të mbijetuar, gjë që do të stablizojë gjithashtu punësimin vendor. Norma e zbritjes së taksës së eksportit për shumë produkte me teknologji të lartë dhe produktet elektromekanike është rritur nga 15 ose 13 për qind në 16 për qind, gjë që, sipas meje, është një gjë shumë e mirë edhe për këto produkte."

Këto komente pasojnë vendimin e autoriteteve kineze për të përmirësuar politikën e zbritjes së taksës së eksportit dhe shpejtimin e procesit të rimbursimit të taksës për të promovuar tregtinë e jashtme.

Liang shtoi se sivjet Kina ka marrë një sërë masash efektive, duke përfshirë uljen e tatim-taksave dhe përmirësimin e mjedisit të biznesit në porte. (Wang Xianya)

Mrekulli
Lajmet Kryesore