2018-10-12 16:26:00 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Në nëntë muajt e parë të këtij viti importet kineze u rritën 14.1% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, duke arritur në 10.4 trilionë juanë, ose rreth 1.5 trilionë dollarë amerikanë.
Statistikat nga Administrata e Përgjithshme Doganore e Kinës tregojnë se vlera e tregtisë së mallrave arriti mbi 22 trilionë juanë në tre tremujorët e parë, duke u rritur 9.9 % krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Vlera e eksporteve u rrit 6.5%, duke arritur në 12 trilionë juanë, kurse suficiti tregtar u ul më tej me 28 për qind.
Tregtia me BE-në, ShBA-në dhe vendet e ASEAN-it zë 41 % të vlerës së përgjithshme të import-eksportit të Kinës. (Fang Xiaoyu)