2018-10-09 11:03:30 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Kina ka vendosur të përmirësojë politikën e uljes së taksave të eksportit për të pakësuar barrën e biznesit dhe për të forcuar tregtinë e jashtme.
Sipas një deklarate nga mbledhja ekzekutive e Këshillit të Shtetit që u kryesua nga kryeministri Li Keqiang thuhet se grupi i tanishëm i shtatë taksave do të shkurtohet në pesë dhe se disa norma do të rriten.
Sipas deklaratës, kjo masë është në përputhje me praktikën e përbashkët ndërkombëtare. Ndryshimet e reja do të hyjnë në fuqi në fillim të muajit të ardhshëm.
Megjithatë, konsumi i lartë i energjisë, mallrat me ndotje të rëndë, si dhe ato të përfshira në shkurtimet e kapaciteteve industriale do të mbeten të pandryshuara.
Qeveria pret që politika të lehtësojë reformën strukturore në fushën e ofertës, të lehtësojë barrën e ekonomisë reale dhe të stabilizojë rritjen e tregtisë së jashtme nën kushtet e ndërlikuara globale. (Vera)