Kina po zhvillon 12 bisedime për MTL me 27 vende

2018-10-08 11:08:52 CRI Komenti juaj Printoni

Kina po zhvillon 12 bisedime të tregtisë së lirë me 27 vende, të cilat përfshijnë negociatat e Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë (MTL) dhe përmirësimin e negociatave të MTL-së, sipas së përditshmes kineze "People's Daily".

Kina ka nxitur aktivisht negociatat e MTL-së, të cilat përfshijnë partneritet gjithëpërfshirëse ekonomike rajonale, MTL-të Kinë-Japoni-Kore e Jugut, Kinë-Norvegji, Kinë-Sri Lankë, Kinë-Izrael, përmirësimin e MTL-së Kinë-Singapor dhe Kinë-Zelandë e Re.

Zëdhënësi i Ministrisë së Tregtisë të Kinës Gao Feng tha në korrik se pala kineze shpreson të ndërtojë një rrjet rajonal të nivelit të lartë për tregtinë e lirë, që përputhet me nivelin e vet të zhvillimit.

Kina do të bashkëpunojë me vendet e tjera partnere për të forcuar nivelin e liberalizimit dhe lehtësimin e mallrave, shërbimeve dhe investimeve, për të kultivuar së bashku tregjet globale dhe nxitur më tej ndërtimin e një ekonomie ndërkombëtare më të hapur si dhe të japin kontribut për zhvillimin e qëndrueshëm dhe të shëndetshëm të ekonomisë globale. (Li Huailiang)

Mrekulli
Lajmet Kryesore