Kina ka ruajtur rritjen e shpejtë në import-eksportin e shërbimeve

2018-09-05 21:19:16 CRI Komenti juaj Printoni

Në 7 muajt e parë të këtij viti, Kina ka ruajtur rritjen relativisht të shpejtë në import-eksportin e shërbimeve. Vëllimi i përgjithshëm kaloi 2.9 trilionë juanë, duke shënuar rekord historik, ose u shtua 9.9% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Nga të dhënat e publikuara të mërkurën nga Ministria e Tregtisë e Kinës, rezulton se në 7 muajt e parë të vitit, eksporti i shërbimeve kaloi 980 miliardë juanë, ose u shtua 14.6%, ndërsa importi arriti në 1 980 miliardë juanë, me një rritje prej 7.7%. Deficiti në këtë drejtim kaloi 1000 miliardë juanë.

Duke analizuar shifrat, zyrtari i Ministrisë së Tregtisë Li Yuan tha se me nxitjen e vazhdueshme të markës "China Service" (Shërbimet e Kinës), eksporti i shërbimeve kineze vazhdon rritjen e shpejtë, ndër to, shërbimet kompjuterike dhe të informacionit patën rritjen më të shpejtë, prej mbi 50%.

"Në përgjithësi, ne kemi potencial të madh në eksportin e shërbimeve, veçanërisht në degët e telekomunkacionit, në ato kompjuterike, të informacionit, të prodhimit, si dhe të riparimit e mirëmbajtjes. Me forcimin e sektorit të prodhimit të Kinës, edhe shërbimet e kësaj dege patën rritje të madhe të eksporteve", tha ai.

Krahas këtyre, është përmirësuar më tej struktura e tregtisë së shërbimeve. Vëllimi i eksporteve të shërbimeve të degëve të reja, si ato financiare, të biznesit elektronik, të logjistikës moderne etj., patën një rritje prej 20.3%, pra më e lartë se rritja mesatare. (Wang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore