INSTAT – Mbi 88% e të arsimuarve flasin një gjuhë të huaj 

2018-08-31 10:02:53 CRI Komenti juaj Printoni

Instituti i Statistikave (INSTAT) ka publikuar anketën mbi njohuritë për gjuhët e huaja për moshat mbi 25 vjeç për vitin 2017 në Shqipëri, ku rezulton se rreth 88.6% e popullsisë me arsim të lartë zotërojnë të paktën një gjuhë të huaj, duke lënë pas edhe vende më të zhvilluara si Mbretëria e Bashkuar, Spanja, Hungaria, Franca etj.

Gjithashtu, sipas INSTAT 39.9% e popullsisë nga 25 – 64 vjeç janë në gjendje të përdorin të paktën një gjuhë të huaj. Gjuha e huaj me e njohur është gjuha angleze, e ndjekur nga gjuha italiane dhe më pas nga gjuha greke. (ATSH)

Mrekulli
Lajmet Kryesore