Kina nxjerr udhëzim për zgjerimin e importeve

2018-07-10 10:28:30 CRI Komenti juaj Printoni

Autoritetet kineze kanë nxjerrë një udhëzim të ri për zgjerimin e importeve.

Sipas këtij udhëzimi, do të optimizohet struktura e importeve për të mbështetur përmirësimin e prodhimit dhe të konsumit, me ulje tarifore për produkte të caktuara dhe heqjen e çmimeve të paarsyeshme.

Mbështetja ndaj politikave do të drejtohet gjithashtu edhe në importimin e mallrave të përditshme të konsumit, ato mjekësore dhe pajisjeve për rehabilitimin dhe kujdesin ndaj të moshuarve.

Autoritetet shpresojnë të zgjerojnë importet nga vendet e "Një brez, një rrugë". (Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore