2018-07-06 16:06:28 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Liu Ruilian ka pasur një jetë të hidhur. Ajo kujton se si, në fëmijëri, ajo dhe vëllezërit e motra e saj ecnin zbathur çdo verë. Natën, katër fëmijët e familjes mbuloheshin me një jorgan dhe buka e bardhë ishte një gjë luksoze për këtë familje.
Në moshën 17-vjeçare, Liu Ruilian-i u martua me Gong Zhengfu-në, një djalë nga një fshat tjetër, por jeta e tyre pas martesës vazhdoi të ishte e vështirë.
Pasi Xi Jinping-u u ngarkua me detyrën e sekretarit të degës së Partisë së fshatit Liangjiahe, ai krijoi shoqatën e hekurit, shoqatën e shitjeve dhe shoqatën e qepjes. Kjo e fundit duhej të zgjidhte tre gra si punonjëse. Liu Ruilian-i nuk e besonte se ajo mund të bëhej një prej tyre. Kur mori vesh që u përzgjodh, ajo u mallëngjye shumë dhe nuk e zinte gjumi.
Shoqata e qepjes zbatoi një sistem menaxhimi me llogaritje pikësh. Për të marrë sa më shumë pikë, Liu Ruilian-i dhe i shoqi huajtën para dhe blenë një makinë qepëse të markës "Standard". Liu punonte me shumë zell ditë dhe natë, për të shtuar të ardhurat.
Në pranverën e vitit 1984, Liu Ruilian-i dëgjoi për herë të parë politikën "sistemii prodhimit me përgjegjësi familjare", Në atë kohë ajo nuk e mendonte që kjo politikë do të ishte aq e rëndësishme dhe do ta ndihmonte në jetën e saj të ardhshme, dhe as nuk e dinte që një reformë e rëndësishme, që do të ndikonte të gjithë fshatrat e Kinës, kishte filluar
Si shumë fshatarë në veri të provincës Shaanxi, familja e Liu Ruilian-it bënte një jetë të mirë falë punës. Por megjithëse kishin për të ngrënë, atyre u mungonin paratë. Kur pa se shumë fshatarë shkuan në qytet për punë, edhe Liu Ruilian-i deshi të gjente një punë në qytet. Në periudhën kur nuk kishin shumë punë, ajo dhe burri i saj shkuan në qytezën Yanchuan dhe filluan të merreshin me bërjen e akulloreve, ndërkohë që merreshin edhe me punë të tjera. Kështu, jeta e tyre u bë më e mirë nga ana ekonomike dhe ata u quajtën si brezi i parë i punëtorëve fshatarë nga Liangjiahe.
Reforma i solli fshatit ndryshime të papara, kurse hapja i krijoi mundësi të pakufizuara.
Në vitin 1993, sekretari i atëhershëm i komitetit të PKK të Bashkisë Fuzhou Xi Jinping u rikthye në Liangjiahe. Kur pa se fshatarët nuk shqetësoheshin më për bukën dhe për veshjen, këto gjëra të domosdoshme të jetës, ai u gëzua po aq sa edhe banorët e këtij fshati. Gjetja e bukës së gojës kishte qenë një ëndërr e fshatarëve të këtushëm, prandaj, si të mos gëzohej kur shihte se çdo familje e kishte ushqimin të siguruar.
Viti 1999 ishte një pikë kthese në zhvillimin ekonomiko-shoqëror të qytetit Yanan. Me nxitjen e politikave të kthimit të tokës së punueshme në pyll, e gjitha toka me pjerrësi mbi 25 gradë u kthye në pyll, duke zhvillur një "revolucion të gjelbër" të vrullshëm në Yanan.
Që nga viti 1999, pas kthimit të tokës së punueshme në pyll, mbi 10 milionë mu tokë e punueshme u kthyen në pyll në Yanan, toka e të cilit u shndërrua nga e verdhë në të gjelbër.
Më 28 gusht të vitit 2007, Xi Jinping-u u shkroi një letër banorëve të Liangjiahe-së, duke u thënë se ishte i lumtur kur kishte marrë vesh se në Liangjiahe malet u gjelbëruan dhe uji u bë i kthjellët. Ai i nxiti fshatarët, duke u thënë se, nën drejtimin e politikës së Partisë për të pasuruar fshatarët, nën udhëheqjen e degës së Partisë të fshatit dhe të komitetit të Partisë të fshatit dhe me përpjekjet e përbashkëta të fshatarëve, të gjithë do të jetojnë më mirë dita-ditës.
Në korrik të vitit 2013, qyteti Yanan u godit nga shirat më të fortë dhe me kohëzgjatjen më të madhe pas vitit 1945. Gjithsej 13 qyteza dhe 1.545 milionë njerëz u prekën nga përmbytjet, dhe humbjet ekonomike arritën mbi 12 miliardë juanë. Në këtë katastrofë banesat e 80% të familjeve në Liangjiahe u dëmtuan, madje disa u shkatërruan fare.
Gjatë rindërtimit pas katastrofës pushteti vendor vendosi të shpërngulë banorët e Liangjiahe-së dhe mbi 100 familje të fshatit u vendosën në qytezë. Edhe fëmijët e fshatit Liangjiahe nisën mësimin në kopshtet dhe shkollat fillore të qytezës Anyi. Kurse fshati Liangjiahe do të rindërtohet si në të kaluarën, duke u kthyer në një bazë mësimore për anëtarët dhe kuadrot partiakë.
Në janar të vitit 2014, komiteti i Partisë i fshatit Liangjianghe i dërgoi sekretarit të përgjithshëm Xi Jinping një letër, në të cilin i raportoi hollësisht për zhvillimin ekonomiko-shoqëror dhe gjendjen e rindërtimit të fshatit. Më 5 maj Xi Jinping u përgjigj me një letër, në të cilën ai tha: "Në verën e vitit të kaluar, Yanchuan-i u prek rëndë nga shirat e vazhdueshëm dhe unë u shqetësova për banorët e Liangjianghe-së. Me mbështetjen e Partisë dhe të qeverisë, ju i drejtuat fshatarët për të zhvilluar aktivisht punët e shpëtimit, duke nisur menjëherë rindërtimin e gjithanshëm pas katastrofës, duke zhvilluar prodhimin bujqësor dhe duke rritur të ardhurat e fshatarëve. U gëzova kur e mësova këtë. Sivjet keni hartuar një plan zhvillimi për fshatin. Shpresoj se do të drejtoni fshatarët të punojnë me zell dhe praktikisht, që jeta e tyre të bëhet sa më e mirë dhe fshati të bëhet më i bukur.
Ish-pronarja e banesës ku ka jetuar Xi Jinping-u, Liu Jinlian, tha se sot, nëse sëmuret, nuk duhet të përballojë ato vështirësi si në të kaluarën. Në vitin 2015 ajo ndjeu dhembje në krah. Analizat që bëri në spital nxorën se kishte një tumor. Pasi bëri operacionin, Liu Jinlian-i mori një rimbursim nga sigurimet mjekësore prej 8000 juanësh, duke qenë kështu një ndihmë shumë e madhe.
Përveç politikës së mjekimit në bashkëpunim, fshatarët e fshatit Liangjiahe kanë marrë pjesë edhe në sigurimet shoqërore. Të gjithë të moshuarit mbi 60-vjeçarë gëzojnë pensionet e pleqërisë çdo muaj.
Fshatarët më të pasur në Liangjiahe i kushtojnë tani më shumë rëndësi problemit të arsimimit të fëmijëve. Mbi dhjetë të rinj nga ky fshat kanë studiuar ose studiojnë në universitet.
Sot, Liu Jinlian-i punon si pastruese në firmën e zhvillimit të turizmit kulturor rural të Liangjiahe-së dhe ka një rrogë fikse mujore prej 1200 juanësh. Ajo ka edhe një biznes të vetin të vogël, duke shitur suveniere dhe produkte vendore të prodhuara me dorë.
Liu Ruilian-i, anëtarja e shoqatës së qepjes së komunës, është bërë një udhërrëfyese vullnetare, kurse djali i saj Gong Kong ka investuar 150 mijë juanë dhe ka hapur një shtëpi ferme. Ai gjithashtu ka regjistruar firmën e vet për të menaxhuar produktet vendëse të markës "Liangjiahe", si meli dhe xinxifet.
Në vitin 2017, të ardhurat neto për frymë në Liangjiahe arritën në 20 826 juanë, duke u rritur me 15.7 për qind në krahasim me një vit më parë.
Firma e zhvillimit të turizmit kulturor rural e Liangjiahe-së, kooperativa e mollëve, kooperativa e mallrave të vogla etj., përbëjnë mënyra e ndryshme të pasurimit, duke formuar një rrugë të re të zhvillimit në Liangjiahe.
Më 18 tetor 2017, fshatarët e Liangjiahe-së u mblodhën në degën e Partisë së fshatit, duke pritur hapjen e suksesshme të Kongresit Kombëtar të 19-të të Partisë Komuniste të Kinës.
Duartrokitjet e pandërprera në sallën e Pallatin e Madh të Popullit në Pekin gjithashtu gjetën jehonë në duartrokitjet në sallën e vogël të mbledhjeve të degës së Partisë në Liangjiahe.
Pasi dëgjuan raportin e sekretarit të përgjithshëm Xi Jinping, fshatarët menduan se çdo fjalë është nga zemra. Të gjithë diskutuan me entuziazëm, duke pasur besim në të ardhmen më të ndritur.
Liangjiahe, një fshat i zakonshëm dhe i vogël, ku dikur lindi një ëndërr, dhe sot kjo ëndërr u bë realitet.