"U kthye Jinping-u!"

2018-07-01 09:10:45 CRI Komenti juaj Printoni

Në paraditen e 13 shkurtit të vitit 2015, pak ditë para Vitit të Ri Kinez, tre autobusë ndaluan në hyrje të fshatit Liangjiahe. Disa njerëz zbritën dhe shkuan drejt fshatit.

"U kthye Jinping-u!"

Të gjithë banorët, pasi dëgjuan këtë thirrje, u turrën te porta kryesore e fshatit.

U kthye Xi Jinping-u në Liangjiahe, këtë fshat të vogël që ndodhet në thellësinë e Rrafshnaltës së Lymit. Para 40 vjetësh, ai u largua nga ky vend me shumë kujtime.

Me të prekur këtë tokë ku ka punuar dhe jetuar për shtatë vjet, me të parë miqtë e vjetër, Xi Jinping-u nuk u përmbajt dot pa pyetur.

"Suiwa!"Xi Jinping-u e dalloi menjëherë Shi Chunyang-un që ishte duke vrapuar mes fshatarëve të tjerë. Pasi e thërriti me këtë emër përkdhelës, ai mbajti dorën e mikut të ngushtë.

"Yinger, qenke plakur!"

"Xiangqian, ke qenë në shtëpinë time!"

Pavarësisht se kishte kaluar gati gjysmë shekulli dhe të gjithë të njohurit e tij ishin moshuar, Xi Jinping-u i quajti të gjithë me emra përkëdhelës, sepse ishin shumë të afërt.

Njerëzit e rrethuan Xi Jinping-un, duke ecur e duke folur.

Kur iu afrua zyrës së komitetit administrativ të fshatit, më shumë njerëz erdhën dhe madje bllokuan rrugën për ta parë Xi Jinping-un.

Gjatë takimit me miq të vjetër në këtë fshat, që ishte i varfër gjatë qëndrimit të tij aty, Xi pyeti për hollësirat e jetës së tyre, si burimi kryesor i të ardhurave, pleqërimi i prindërve të tyre të moshuar, puna e fëmijëve, a i kishin mundësitë të hanin shpesh mish etj.

Pyetjet e tij ishin të hollësishme dhe u bënë me shumë kujdes.

"Jeta jonë është përmirësuar. Tani çdo ditë mund të hamë çfarëdolloj ushqimi, qoftë mish, bukë apo oriz", iu përgjigjën ata.

Me të mësuar këtë, Xi Jinping-u qeshi i kënaqur dhe u tha: "Ateherë mirë! Nëse bëni jetë të lumtur, edhe unë gëzohem jashtë mase".

Xi Jinping-u u largua nga Liangjiahe në vitin 1975. Kjo ishte hera e dytë që ai u kthye këtu.

Hera e parë ka qenë në vitin 1993, kur z. Xi ishte anëtar i Komitetit të Partisë për provincën Fujian.

Asokohe, ai vizitoi çdo familje, duke i dhënë nga një orë me zile për fëmijët dhe duke i këshilluar t'i kushtonin më shumë rëndësi edukimit të brezit të ri.

Ndërsa herën e dytë ai solli ushqime, si miell, oriz, vaj, mish dhe sende zbukurimi me rastin e Vitit të Ri.

Banesa ku Xi Jinping-u jetoi për më shumë se pesë vjet, ndodhet buzë një lumi të vogël. Kur pa shtëpitë e vjetra, ai kujtoi kohën që kishte kaluar këtu para më shumë se 40 vjetësh.

Në fakt, Xi Jinping-u ka lënë kujtime të paharrueshme, dhe ka bërë shumë punë që kanë ndihmuar në zhvillimin e mëvonshëm të fshatit.

Për shembull, Xi Jinping-u i udhëhoqi banorët të ngrisni një digë për sistemimin e ujërave. Pas ndërtimit të digës, ai e bëri dheun e gërmuar një tokë të re pjellore që është ende në përdorim sot.

Lidhur me këtë, z. Xi tha: "Kur ndërtuam rezervuarin, nuk i merrnim aspak parasysh dëmtimet e mundshme. Futeshim pa ngurrim në ujë". Prandaj, për një kohë të gjatë pas ndërtimit të kësaj vepre, atij ende i dhimbnin shumë këmbët kur moti ftohej.

Në sytë e banorëve të fshatit, Xi Jinping-u ishte një "i ri punëtor dhe praktik, që e donte shumë leximin".

Familja e Zhang Weipang-ut ishte shumë e varfër. Prandaj, shoku i tij i ngushtë Xi Jinping shpesh i jepte ushqim dhe, para të nisej për të studiuar në Pekin, ai i dhuroi veshje, jorganë dhe gjëra të tjera të përditshme.

Lidhur me jetën në Liangjiahe, Xi Jinping-u ka thënë: "Banorët e fshatit më mësuan shumë, qoftë punimin e tokës apo punët shtëpiake. Isha vetëm një adoleshent 15 vjeç që nuk dinte asgjë. Por me ta, mësova të gatuaj makarona, bukë të zier në avull dhe turshi."

Xi-së i pëlqejnë shumë turshitë e Liangjiahe-së. Në mars të vitit 2014, gjatë takimit me përfaqësuesit e provincës Guizhou që merrnin pjesë në dy sesionet vjetore politike të vendit, (sinkron), ai tha: "Në vitin 1969, shkova dhe punova në fshat. Fshatarët më dhanë ushqimin e tyre. Një tas turshi është një sihariq për mua. Tani, sa herë dëgjoj për banorët që ende jetojnë në varfëri, ndiej shumë simpati dhe kujdes për ta. Ne, si anëtarë të një partie komuniste, duhet t'i kushtojmë shumë vëmendje zgjidhjes së problemeve të tyre me punë konkrete. Përndryshe, si mund të quhemi njerëz me ndërgjegje?"

Edhe pse kanë kaluar mbi 40 vjet, Xi Jinping-u tregon ende kujdes për banorët vendorë.

Në vitin 1994, Ly Housheng-u, që vuante nga pezmatimi i kockave, një sëmundje mjekimi i së cilës ia kishte mbaruar të gjitha kursimet brenda dy muajsh, i shkroi Xi Jinping-ut një letër për t'i kërkuar ndihmë. Brenda gjysmë muaji, Xi i dërgoi shpenzimet e udhëtimit dhe e ftoi të mjekohej në qytetin Fuzhou ku punonte. Gjatë mjekimit, Xi e vizitoi shpesh Ly-në dhe ia lehtësoi shqetësimet për shpenzimet, duke i thënë se do të bënte gjithçka kishte mundësi për shërimin e tij.

Para se Ly të kthehej në vendlindje pas shërimit, Xi Jinping-u i bleu biletën e avionit dhe i dha mijëra juanë. Ly i mallëngjyer i tha: "Më vjen turp, Jinping. Mjekimi im të kushtoi shumë." Po Xi Jinping-u iu përgjigj: "Mos e thuaj atë. Jemi miq!"

Pas pesë vjetësh, Ly bëri një operacion prerjeje gjymtyre. Shoku i tij Xi, me të mësuar këtë, pagoi të gjitha shpenzimet e tij mjekësore.

Përveç këtyre, Xi Jinping-u ka bërë edhe shumë gjëra të tjera për Liangjiahe-në. Ai ndihmoi në pajisjen e fshatit me energji elektrike, në ndërtimin e shkollave e urave, si dhe projekte të tjera. Banorët vendorë shpesh thonë se zemra e Xi-së nuk mund të ndahet prej tyre.

Mrekulli
Lajmet Kryesore