Pekin, nis Forumi i Mbrojtjes dhe Sigurisë Kinë-Afrikë

2018-06-27 21:22:32 CRI Komenti juaj Printoni

Forumi i Mbrojtjes dhe Sigurisë midis Kinës dhe Afrikës ka nisur sot në Pekin punimet e tij të para dhe pritet të përfundojë më 10 korrik.

Zyrtarë të lartë ushtarakë nga 50 vende të ndryshme afrikane morën pjesë në hapjen e forumit të mbajtur në Universitetin Kombëtar të Mbrojtjes të Kinës.

Me temë "bashkëpunimi dhe ndihma e ndërsjellë", Forumi i Mbrojtjes dhe Sigurisë Kinë-Afrikë do të diskutojë mbi tema që lidhen me çështjet rajonale të sigurisë, se si Afrika mund të forcojë sigurinë kombëtare dhe se si Kina mund të ndihmojë në këtë drejtim.

Gjeneral Lejtnant në ushtrinë e Sierra Leones, Brima Sesay, përfaqëson vendin e tij në këtë forum.

"Ky është një forum shumë i mirë për Kinën dhe Afrikën, që nxit marrëdhëniet midis Kinës dhe Afrikës, veçanërisht për vendet të cilat Kina i ka ndihmuar shumë, madje edhe kur vendi ynë ishte i prekur nga sëmundja e Ebolës, Kina ishte vendi i parë që mbërriti në vendin tonë për të na ndihmuar ta zgjidhim problemin ", tha ai.

Kjo ngjarje, e para për nga lloji, është pjesë e Forumit për Bashkëpunimin Kinë-Afrikë. (Haris)

Mrekulli
Lajmet Kryesore