Personalitetet e huaja: Bravo, Wuhan!

2018-05-28 16:58:40 CRI Komenti juaj Printoni

Në 27 maj, personalitete nga vende të ndryshme vizituan Wuhanin dhe morën pjesë në shumë veprimtari për të njohur sa më mirë këtë qytet. Ata patën rastin të lundronin me varkën "Zhiyin" për të parë shfaqje artistike nën efektin e dritave, shëtitën me varkë mbi Lumin Donghu, ecën përgjatë rrugës së gjelbëruar përreth Lumit Donghu dhe rrugës "Chu he han jie" të zbukuara me elemente tradicionale.

Ndër pikat turistike kulturoro-historike që ata vizituan janë Muzeu i provincës Hubei, Pagoda "Krilla e Verdhë", "Tan Hualin" dhe Rruga "Li Huangpo". Ndërsa, për rrugicat "Hubuxiang" dhe "Jiqing" ata u shprehën se ato janë pikat që përfaqësojnë më së miri stilin tradicional të jetesës së banorëve të qytetit Wuhan të provincës Hubei.

Zona Donghu për novacionin është një zonë ku janë vendosur shumë ndërmarrje teknologjike. Ata vizituan kompaninë "Feitian Intelligent", "FiberHome" dhe qendrën e ekspozitës së "Luginës Optike", duke përshëndetur zhvillimin ndërkombëtar të qytetit Wuhan.

"CRIOnline", së bashku me mediet kombëtare dhe vendore pasqyruan vizitat e tyre përmes një sërë raportimesh në platforma multimediale, përfshi uebsajte, rrjete sociale dhe aplikacionin në celular të "CRIOnline". Raportet janë përkthyer edhe në gjuhë të tjera në mënyrë që më shumë qytetarë të botës të njihen me zhvillimin e Wuhan-it parë nga perspektiva e të huajve. (Wang Xianya)

Mrekulli
Lajmet Kryesore