Nis veprimtaria "40-vjetori i Refomës dhe i Hapjes - Personalitetet e huaja shikojnë Hefei-n"

2018-05-25 12:04:24 CRI Komenti juaj Printoni

Të enjten filloi zyrtarisht veprimtaria "40-vjetori i Refomës dhe i Hapjes - Personalitetet e huaja shikojnë Hefei-n". Po atë ditë, nëntë personalitete nga Pakistani, Tajlanda, Japonia, Polonia, Gjermania, Franca, Shqipëria dhe Irani vizituan Zonën e Zhvillimit Ekonomik "Shushan", kompaninë "Xunfei", Kompaninë e Qarqeve të Integruara Kristalore etj., duke pasur një kontakt nga afër me "Hefei-n novator". Mjedisi i mirë për krijimin e risive dhe fillimin e bizneseve ka tërhequr vëmendjen e madhe të personaliteteve të huaja. Ata panë me sytë e tyre ndryshimet e mëdha të qytetit Hefei dhe përjetuan nga afër rezultatet më të fundit të këtij qyteti në krijimin e "lartësive novatore".

Në këtë veprimtari, të organizuar bashkërisht nga qyteti Hefei dhe "CRIOnline" pranë Grupit Mediatik të Kinës (CMG), janë ftuart shumë personalitete të famshme të huaja, duke përfshirë këtu drejtues të mediave, gazetarë, reporterë të lirë, drejtues televizivë, si edhe ekspertë të marrëdhënieve ndërkombëtare, udhërrëfyes të njohur turistikë, shkrimtarë etj. Gjatë vizitës treditore në Hefei, këto personalitete do të shohin nga afër zhvillimin e vrullshëm të industrisë së teknologjive të reja dhe të larta në këtë qytet, si dhe forcën tërheqëse të këtij qyteti të Kinës Juglindore pranë liqenit Chaohu.

Kompanitë IFLYTEK, BOE dhe "Jinghe Chip" që kanë vizituar personalitetet nga vendet e ndryshme, janë ndërmarrje përfaqësuese vendore të Hefei-t. Pasi pa arritjet e qendrës së inovacionit në Hefei, drejtori i Marrëdhënieve me Publikun dhe Komunikimit në Radiotelevizionin Shqiptar Gëzim Podgorica u shpreh para mediave se zhvillimi teknologjik i Hefei-t është befasues. "Hefei ka njohur një zhvillim kaq të shpejtë. Unë besoj që, krahas përpjekjeve të kompanive, edhe qeveria qendrore kineze dhe bashkia e qytetit kanë dhënë mbështetje të madhe në sektorin e inovacionit. Për këtë arsye, jemi të bindur që Hefei është në gjendje të ndodhet në vendet e para për sa i përket inovacionit teknologjik," tha Podgorica.

 

Mrekulli
Lajmet Kryesore