Gezim Podgorica: Hefei është një bazë industriale e teknologjisë së lartë në Kinë

2018-05-25 10:19:58 CRI Komenti juaj Printoni

Më 24 maj, drejtori i Marrëdhënieve me Publikun dhe Komunikimin në RTSH Gëzim Podgorica bëri një vizitë në bazat e teknologjisë të lartë si Jingdongfang, projektet LCD etj. Pas vizitës, ai u shpreh se këto kompani me teknologji të larta i kanë lënë një përshtypje të thellë. Ai tha se produktet e teknologjisë së lartë të këtyre kompanive përfaqësojnë nivelin më të lartë botëror dhe dëshmojnë se niveli tekniko-shkencor i Kinës ka hyrë në rangun e vendeve të fuqishme të botës.

Hefei është pa dyshim një bazë e nivelit të lartë tekniko-shkencor të Kinës. Mësohet se në tremujorin e parë të këtij viti, BOE (Jingdongfang) ka prodhuar ekranet LCD të celularëve të mençur, për desktopë e laptopë, për televizorë etj, sasia e të cilave zë vendin e parë në botë.

Linja prodhuese TF-LCD e ndërtuar nga BOE në Hefei nisi prodhimin e produkteve. Kjo është linja më e zhvilluar në botë dhe linja e parë botërore e brezit 10.5 në botë. Zhvillimi i kësaj linje e vendos Kinën në pozicion udhëheqës në arenën ndërkombëtare. (Du)

Mrekulli
Lajmet Kryesore