Kina, pjesëmarrëse aktive në trajtimin e shëndetit global

2018-05-21 11:47:56 CRI Komenti juaj Printoni

Si vendi më i madh në zhvillim, Kina ka grumbulluar përvojë të pasur efektive për administrimin e shëndetit dhe është e gatshme ta ndajë atë me vendet e tjera. Para hapjes së Konferencës së 71-të të Shëndetit Global, Drejtori i Komisionit Kombëtar të Shëndetit i Kinës Ma Xiaowei u shpreh më 20 maj në Gjenevë se Kina iu kushton vëmendje të lartë garantimi të shëndetit të banorëve dhe rritjes së mirëqenies.

Kina ka marrë pjesë aktivisht në administrimin e shëndetit global, duke kontribuar me dijen dhe përvojën e vet në fushën e shëndetit.

Ma Xiaowei tha se Kina u ka ofruar për shumë vite vendeve të tjera ndihmë shëndetësore. Prej vitit 1963, Kina ka dërguar shumë ekipe mjekësore në 69 vendeve në zhvillim. Rreth 25 mijë anëtarë të stafit shëndetësor kanë ofruar trajtim për 280 milionë pacientë. Përveç kësaj, barnat tradicionale kineze janë përhapur në 183 vende dhe rajone të botës, duke u bërë një përmbajtje e rëndësishme e bashkëpunimit mes Kinës dhe ASEAN-it, Europës, Afrikës etj. (Xu Guang/Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore