Konferenca Botërore 2018 për Industrinë "VR" do të mbahet në Nanchang, Kinë

2018-05-21 20:37:14 CRI Komenti juaj Printoni

Konferenca Botërore 2018 për Industrinë "VR"(realiteti virtual)", do të mbahet nga 19 deri në 21 tetor në kryeqendrën e provincës Jiang Xi, Nanchang. "VR e bën botën më interesante" është tema vjetore e kësaj konference. Ceremonia e hapjes, forumet dhe nën-forumet, janë aktivitetet kryesore që do të zhvillohen në kuadër të kësaj konference.

Në konferencën e shtypit që u mbajt të hënën, Zv.Ministri i Industrisë dhe Teknologjisë së Informacionit, Luo Wen, vuri në dukje se teknologjia e realitetit virtual është forcë e rëndësishme që paraprin raundin e ri të reformës industriale në botë, është platforma teknike universale e brezit të ardhshme dhe hyrja e gjeneratës së re të internetit. Industria "VR" parashikohet të gjenerojë të ardhura prej disa trilionë juanë.

Luo Wen tha se Kina ka nxjerrë planifikimet konkrete për nxitjen e teknologjisë dhe zhvillimin e industrisë "VR":

"Ministria e Industrisë dhe Teknologjisë së Informacionit i kushton rëndësi të madhe zhvillimit të industrisë "VR". Ajo dëshiron të shfrytëzojë avantazhet e Konferencës Botërore 2018 për Industrinë "VR", e cila do të tërheqë burime të pasura, për forcimin e shkëmbimeve dhe bashkëpunimeve ndërkombëtare. Ajo do të nxisë kërkimet shkencore në fushën e teknologjisë bazë të VR-së, hartimin e standardeve dhe vënien në funksion të teknologjisë, në mënyrë që burimet globale të bashkohen dhe integrohen në Kinë, në Jiangxi", tha ai.

Zv.Kryetari i Provincës Jiangxi, Wu Xiaojun, vuri në dukje se Konferenca Botërore 2018 për Industrinë "VR" është një ngjarje që bashkon ndërmarrjet e dalluara, teknologjitë e avancuara dhe mendjet e ndritura të botës të kësaj industrie. Provinca Jiangxi do të shrytëzojë këtë platformë të shkëmbimeve botërore, që të bëhet rrafshnalta e kësaj industrie në botë.

Wu Xiaojun tha:

"Kemi përpiluar një plan të hollësishëm të marketing-ut, i cili synon të nxisë aplikimin e teknologjisë dhe produkteve të "VR"-së në turizëm, arsim, mjekësi, industri dhe fusha të tjera kyçe, në mënyrë që të shndërrojë Jiangxi-në në shembull të aplikimit të teknologjisë "VR" në Kinë dhe në botë. Deri më tani, numërohen 77 ndërmarrje, institucione kërkimore, shoqata dhe fondacione të ndryshme që kanë treguar interes në këtë fushë, dhe kemi bërë 149 takime". (Wang Xianya/Haris)

Mrekulli
Lajmet Kryesore