Në 1 maj sheshi "Skënderbej", mirëpret këngëtarët më në zë të muzikës

2018-05-01 09:35:22 CRI Komenti juaj Printoni

Në 1 maj sheshi "Skënderbej" do të mirëpresë këngëtarët më në zë të muzikës shqiptare, të cilët do të japin një koncert të paharrueshëm për banorët e kryeqytetit.

Artistët dhe detajet rreth koncertit i cili do të mbahet sot në Tiranë, i zbuloi në një intervistë për ATSH, Këshilltari për Media në Bashkinë e Tiranës, Renato Kalemi i cili u shpreh se " Teksa votimi për cilin nga 4 yjet ndërkombëtarë të muzikës që do të donit të vinte në Tiranë vijon, në 1 Maj, sheshi "Skënderbej" pret artistët më të mirë vendas.

Mos mungoni sonte sepse do të ketë një super atmosferë me Ledri Vula, Arilena Ara, Yll Limani, Alban K. Ramosaj, Filloreta Raci, Argjentina Ramosaj dhe DJ ALDO.

Koncerti i cili do të zhvillohet ditën e martë në sheshin "Skënderbej" do të fillojë në orën 19:00. (ATSH)

Mrekulli
Lajmet Kryesore