Li: Përpjekjet e pretendimet për "pavarësinë e Tajvanit" nuk do të tolerohen

2018-03-20 14:07:32 CRI Komenti juaj Printoni

Kryeministri i Kinës Li Keqiang u shpreh të martën në Pekin se pjesa kontinentale e Kinës nuk do të tolerojë orvajtjet ose pretendimet mbi "pavarësinë e Tajvanit", dhe as do të lejojë forcat e jashtme ta shfrytëzojnë Tajvanin si pretekst.

Numri një i qeverisë kineze tha se ruajtja e zhvillimit paqësor ndërmjet brigjeve të ngushticës së Tajvanit është në të mirë të banorëve të të dy brigjeve dhe pjesa kontinentale do të ngulë këmbë në këtë rrugë. Pjesa kontinentale dëshiron të zhvillojë dialog e konsultime me partitë dhe shoqatat tajvaneze që pranojnë parimin e "Një Kine" dhe Konsensusin e 2 Shtatorit, lidhur me problemet me interes të përbashkët, për të ruajtur së bashku zhvillimin paqësor ndërmjet dy brigjeve të ngushticës dhe për të realizuar më në fund ribashkimin e atdheut. (Vera)

Mrekulli
Lajmet Kryesore