Xi bën thirrje për politikë të pastër dhe të drejtë

2018-03-11 09:52:06 CRI Komenti juaj Printoni

Presidenti i Kinës, Xi Jinping, bëri thirrje për "ekologji politike të pastër dhe të drejtë", duke u kërkuar zyrtarëve të lartë të mbështesin shtetin e së drejtës dhe të respektojnë rregullat politike të PKK-së.

Xi Jinping, njëherësh Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Komuniste të Komitetit Qendror të Kinës, e bëri këtë sugjerim gjatë një paneli me deputetët e Asamblesë Kombëtare Popullore (AKP-së) nga Chongqing-u.

Ai e përshkroi udhëheqjen e Partisë si shtyllën kryesore të një shtëpie.

"Pa një themel të fortë, shtëpia do të shëmbet. Gjilpëra, sado e vogël të jetë, punën e bën të madhe. Prandaj themeli duhet të jetë sa më i fortë. Duhet të ketë me dhjetëra mijëra anëtarë të shquar në nivelet bazë të cilët sigurojnë përmbushjen e të gjitha detyrave në përputhje me kushtet aktuale", tha ai. (Haris)

Mrekulli
Lajmet Kryesore