Banka qendrore kineze: Monedha digjitale, studime të mëtejshme përpara përdorimit

2018-03-09 20:07:16 CRI Komenti juaj Printoni

Guvernatori i Bankës Popullore të Kinës Zhou Xiaochuan tha të premten se studimet lidhur me monedhën digjitale nga kjo bankë po përparojnë, por ritheksoi se produktet e monedhës digjitale duhet të testohen para se të përdoren.

Banka Popullore e Kinës, banka qendrore kineze, krijoi një institut kërkimor tre vjet më parë për të bërë hulumtime rreth çështjeve të përdorimit të monedhës digjitale. Vitin e kaluar, një projekt kërkimor nga kjo bankë u miratua zyrtarisht nga qeveria kineze.

Sipas guvernatorit Zhou Xiaochuan, zhvillimi i teknologjisë së monedhës digjitale është diçka e pashmangshme. Megjithatë, ai theksoi se produktet përkatëse duhet të testohen me kujdes para se të vihen në përdorim, për të zvogëluar rreziqet ndaj sistemit financiar.

Për sa i përket ndërkombëtarizimit të mëtejshëm të monedhës kineze RMB, Zhou tha se ajo po përdoret gjithnjë e më shumë në tregtinë ndërkombëtare dhe veprimet e investimeve, por paralajmëroi se mund të duhet një kohë e gjatë para se RMB-ja të përdoret gjerësisht nga lojtarët e tregut.

Mrekulli
Lajmet Kryesore