Video/  Kina mohon përpjekjen për të zëvendësuar ShBA-në në çështjet globale, ministri Wang Yi tregon diplomacinë në vitin 2018

2018-03-08 17:20:38 CRI Komenti juaj Printoni

Marrëdhëniet me ShBA-në dhe një luftë e mundshme tregtare në horizont, ishin ndër shqetësimet kryesore të gazetarëve gjatë konferencës së shtypit të ministrit të Jashtëm të Kinës Wang Yi, gjatë sesionit vjetor parlamentar që po zhvillohet në Pekin.

Kreu i diplomacisë i hodhi poshtë zërat që thonë se Kina po përpiqet të zëvendësojë Shtetet e Bashkuara në çështjet globale. Wang Yi, pranoi se ka konkurrencë midis Kinës dhe ShBA-së, por sugjeroi që të dy vendet duhet ta trajtojnë veten si partnerë dhe jo si rivalë.

"Disa njerëz në Shtetet e Bashkuara besojnë se Kina po tejkalon rolin e ShBA-së në çështjet ndërkombëtare. Ky është një gabim themelor strategjik,"Wang.

I pyetur për një luftë të mundshme tregtare me ShBA-në, Wang tha se Kina do të kthejë një "përgjigje të justifikuar dhe të nevojshme" në rast se administrata e presidentit Donald Trump nis një luftë tregtare. Por ai bëri thirrje për dialog "të qetë" për të gjetur një zgjidhje.

"Ne shpresojmë se të dyja palët do të ulen me qetësi për të gjetur një zgjidhje me përfitime të dyanshme përmes dialogut të barabartë dhe konstruktiv," tha Wang.

Më tej, kryediplomati theksoi se diplomacia kineze e epokës së re do të krijojë një mjedis më të mirë të jashtëm për zhvillimin e vendit.

"Nëse ka konkurrencë midis Kinës dhe Shteteve të Bashkuara, ajo duhet të jetë e shëndetshme dhe pozitive, gjë që është normale për shkëmbimet ndërkombëtare", tha Wang.

Ministri i Jashtëm Wang Yi, shtoi se presidenti Xi Jinping ka qenë kryearkitekti i diplomacisë së Kinës, i përfshirë personalisht në planifikimin dhe zbatimin e diplomacisë "së shkëlqyer" së kreut të Shtetit.

Me rritjen e ndikimit ndërkombëtar të Kinës në fusha të ndryshme vitet e fundit, është përhapur edhe teoria e kërcënimit që vjen prej saj. Por ministri i Jashtëm kinez, Wang Yi, tha se kjo teori ka rënë. Ai vuri në dukje se për dhjetëra vjet, Perëndimi ka bërë gjykime të pa baza për kërcënimin që vjen nga Kina.

"Faktet tregojnë se Kina është kontribuuesja kryesore e rritjes ekonomike botërore me një përqindje mesatare vjetore prej mbi 30%, duke kaluar kontributin e përbashkët të ShBA-së, Japonisë dhe të eurozonës," tha Wang.

Kina është e gatshme të punojë me vendet e tjera të botës, tha Wang, për të krijuar një bashkësi fatesh të përbashkët të njerëzimit.

"Kina do t'i zhvillojë marrëdhëniet e reja ndërkombëtare mbi bazën e respektit, barazisë, drejtësisë dhe bashkëpunimit me përfitime të ndërsjella," u shpreh Wang.

Si shembull të kësaj, ai solli nismën "Një brez, një rrugë", të cilën e quajti të mirën publike globale më popullore që zbaton rregullat ndërkombëtare. "Kjo platformë bashkëpunimi ndërkombëtar që ruan parimet e tregut dhe është një nismë transparente që ndjek "rregullin e artë" të konsultimit të gjerë, me kontribute dhe përfitime të përbashkëta," tha Wang.

"Gjithçka është e hapur," tha ministri për shtypin. "Nuk ekziston asnjë marrëveshje e fshehtë, çdo hap është transparent".

Kina ka qenë gjithmonë një mbështetëse e fortë e tregtisë së lirë dhe pjesëmarrëse e rëndësishme në marrëveshjet e bashkëpunimit dhe integrimit ekonomik rajonal të Azi-Paqësorit.

Ministri Wang Yi, tha Kina po merr pjesë aktive në Partneritetin Ekonomik Rajonal Gjithëpërfshirës (RCEP) dhe po diskuton gjithashtu marrëveshjet e tregtisë së lirë që mbulojnë një popullsi më të madhe dhe përfshijnë më shumë vende.

Në vitin 2014, me nismën e Kinës, takimi jozyrtar i liderëve të APEC-ut hodhi hahat e parë për ndërtimin Zonës së Tregtisë së Lirë së Azi-Paqësorit.

Duke foluir për Gadishullin Korean, Wang tha se propozimi i Kinës i "pezullimit të dyfishtë" të provave bërthamore të Koresë së Veriut dhe ndalimi i manovrave luftarake midis Koresë së Jugut e ShBA-së, rezultoi i suksesshëm.

Ndalimi i këtyre veprimtarive ushtarake gjatë Lojërave Olimpike Dimërore të Pyeongchang-ut, tha ministri, tregoi se qasja e Kinës ishte korrekte.

"Faktet provuan se propozimi i Kinës për pezullimin e veprimtarive (ushtarake) është receta e duhur për zgjidhjen e problemit dhe që krijoi kushtet bazë për përmirësimin e marrëdhënieve ndër-koreane," tha ministri.

Në lidhje me Detin e Kinës Jugore, Wang Yi, kritikoi "disa fuqi të huaja" për nxitjen e problemeve në rajon, ndërsa shprehu vendosmërinë e Kinës për të punuar me vendet e ASEAN-it për hartimin e një kodi sjelljeje në rajon.

"Në lidhje me militarizmin (e ishujve), shfaqja e shpeshtë e forcës me avionë dhe anije luftarake në Detin e Kinës Jugore është faktori më destabilizues në këtë rajon." (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore