Hapet sesioni vjetor i Komitetit Kombëtar të KKPPK-së

2018-03-03 16:30:02 CRI Komenti juaj Printoni

Në orën 3 të pasdites së të shtunës u hap në Pallatin e Madh të Popullit në Pekin sesioni i parë i legjislaturës së 13-të të Komitetit Kombëtar të Konferencës Konsultative Politike të Popullit Kinez ku morën pjesë presidenti Xi Jinping dhe udhëheqës të tjerë partiakë e shtetërorë të Kinës.

Në emër të Komitetit të Përhershëm të legjislaturës së 12-të të Konferencës Konsultative Politike të Popullit Kinez, Yu Zhengsheng mbajti raportin e punës ku foli lidhur me rezultatet e punës në 5 vjetët e kaluar dhe paraqiti propozimet për punën e KKPPK-së në 5 vjetët e ardhshëm.

Në sesionin e këtij viti do të zgjedhen edhe udhëheqësit e rinj të Komitetit Kombëtar të KKPPK-së. (Fani)

Mrekulli
Lajmet Kryesore