KKPPK 2018, Sesioni i parë zhvillohet nga 3 deri më 15 mars

2018-03-02 19:18:34 CRI Komenti juaj Printoni

Sesioni i parë i legjislaturës së 13-të të Konferencës Konsultative Politike të Popullit Kinez (KKPPK), do të hapet në orën 15:00 më 3 mars në Pekin dhe do të mbyllet më 15 mars paradite. Këtë e bëri të ditur zëdhënësi i sesionit Wang Guoqing të premten në Pallatin e Madh të Popullit në Pekin.

Agjenda kryesore e sesionit vjetor të KKPPK-së është: dëgjimi dhe shqyrtimi i raportit të punës të Komitetit të Përhershëm të KKPPK-së dhe raportit mbi propozimet e paraqitura nga delegatët; pjesëmarrja pa të drejtë vote në sesionin e parë të legjislaturës së 13-të të Asamblesë Kombëtare Popullore, dëgjimi dhe diskutimi mbi raportin e punës, diskutimi mbi projektin për amendimin e kushtetutës si edhe projektin për ligjin e mbikëqyrjes; shqyrtimi dhe miratimi i amendament të kapitullit të KKPPK-së dhe i rezolutave politike të sesionit; votimi për kryetarin, zv/kryetarin, sekretarin e përgjithshëm dhe anëtarët e përhershëm të komitetit të 13-të kombëtar.

Wang Guoqing u shpreh se përgatitjet për Konferencën janë në rregull dhe ceremonitë e hapjes dhe mbylljes dhe fjalimet e sesionit do të jenë të hapura për mediat brenda e jashtë Kinës. Ai bëri të ditur gjithashtu që për të lehtësuar punën e gazetarëve, këtë vit, për herë të parë do të organizohen 3 intervista të ndryshme në grupe në "korridorin e delegatëve". (Jiang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore