Kinë: KKPPK-ja përgatitet për sesionin vjetor

2018-03-01 09:52:58 CRI Komenti juaj Printoni

Drejtuesit e Konferencës Konsultative Politike të Popullit Kinez (KKPPK) kanë zhvilluar të mërkurën një mbledhje lidhur me përgatitjet për sesionin vjetor të këtij organi, që do të fillojë të shtunën.

Mbledhja u drejtua nga kryetari i Komitetit Kombëtar të KKPPK-së Yu Zhengsheng dhe në të pjesëmarrësit diskutuan mbi raportet lidhur me përgatitjet për sesionin dhe çështje të tjera.

Në mbledhje u miratua lista e kandidatëve për kryesinë e mbledhjes së ardhshme të Komitetit Kombëtar të KKPPK-së. U miratuan gjithashtu edhe rendi i ditës për mbledhjen përgatitore të sesionit, si dhe projekti i strukturës organizative dhe detyrave të sekretariatit të sesionit. (Vera)

Mrekulli
Lajmet Kryesore