Rreth 90 të mbijetuar nga Masakra e Nanjing-ut

2018-02-04 10:17:31 CRI Komenti juaj Printoni

Autoritet kineze deklaruan se numri i kinezëve që i mbijetuan Masakrës së Nanjing-ut në vitin 1937 është rreth 90, ndërkohë që 4 ndërruan jetë në fillim të vitit.

Kina filloi punën e regjistrimit të të mbijetuarve të Masakrës së Nanjing-ut në vitin 1980, kur jetonin mbi 1000 të mbijetuar.

Sipas një sondazhi në vitin 2017, për shkak të çrregullimeve të stresit post-traumatik, shumë prej të mbijetuarve ishin më të dobët se moshatarët e tyre.

Trupat japonezë pushtuan ish-kryeqytetin e Kinës, Nanjing, në dhjetorin e vitit 1937 dhe ekzekutuan afërsisht 300 mijë civilë, duke bërë një masakër gjenocidi që zgjati mbi 40 ditë. (Wang Xianya/Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore